Policia e Kosovës njofton se një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj në Podujevë.
Siç njofton policia me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Podujevë / 31.01.2024 – 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë






