Është hapur panairi i produkteve tradicionale “Blej shqip” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
Rama tha se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos i harrojnë vlerat e traditat kombëtare.
“U hap sot panairi “Blej Shqip” ?? në ❤️ të Prishtinës. Arra e Tigri ishin shumë kuriozë për të mësuar rreth produkteve tradicionale shqiptare. Është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare dhe t’i kultivojnë ato”, ka shkruar Rama në Facebook.
Panairi do të mbetet i hapur deri më 29 nëntor në sheshin “Nënë Tereza”.