https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haziri: Takimi Bislimi-Lajçak është pjellë e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Haziri pas takimit me Hovenierin: Asociacioni është kompetencë vetëm e institucioneve të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se takimi i djeshëm në mes të Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është vazhdimësi e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksit të 18 marsit në Ohër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë një interviste në emisionin “Info-Nata”, Haziri tha se marrëveshja e paraparë në këto dy dokumente është e përkohshme derisa tha se marrëveshjet e tilla janë bërë normë në BE.

“Nëse flasim për paaftësinë për me e përkthy, me kapitalizu një veprim të suksesshëm të Republikës së Kosovës, të institucioneve të sigurisë siç ishte ai i 24 shtatorit në aktin terrorist, në atakun në territor, në rendin kushtetues nga një grup terroristësh serbë duke paralajmërua hetime, duke kërku që me vendos kushte nga ana e kryeministrit tonë, edhe 4 ose 5 javë prapa flasim për të njëjtin ambient, implementim paralel i marrëveshjes së Ohrit. Kjo është pjella e marrëveshjes së 27 shkurtit në Brukselit dhe 18 marsit aneksit të Ohrit sepse është marrëveshje e përkohshme kompromis për marrëveshje obligativisht ligjore që ka qenë e paraparë që i bie njohje e Republikës së Kosovës. Ky kompromis për një njohje ‘de-facto’, për një njohje të përkohshme, ku nuk nxirren firmat por pranohet publikisht ose gojarisht është bërë normë në BE. Këshilli i ministrave në BE e ka bërë konkluzë ata e quajnë konkluzë të raporteve Kosovë-Serbi, tani , ata nuk veprojnë mes kapitujve në raport mes Kosovës dhe Serbisë por ata tani veprojnë sipas konkluzës së fundit të marrëveshjes sepse palët e kanë pranu”, u shpreh Haziri në Tëvë1.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur me e përkthy në veprim të suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe përfitime politike rastin e 24 shtatorit në veri.

Sipas tij, politikisht gjendja është kthyer e njëjtë sikur para 24 shtatorit.

“Ne pritëm se do të zbardhen hetimet dhe do të zbardhen, natyrisht se do të zbardhen nga organet e larta si NATO dhe KE ka pas ekip teknik në Kosovë dhe Serbia nuk mund t’i ikë, ta amnistoj vetveten dhe as nga ndëshkimet që quhen sanksione, por ne dështuam me e përkthy këtë veprim të suksesshëm të Policisë së shtetit, njësive të specializuara që kanë qenë në operim, janë treguar shumë profesional, në zbatim të detyrave janë treguar shumë korrekt, dhe me dëme minimale kanë arrit me e ruajt sovranitetin, territorin, kushtetutshmërinë, dhe tani duhet me përmend që ai gjak i derdhur është bërë dritë por politikisht tani është kthyer gjendja e njëjtë”, u shpreh Haziri.

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv