https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Historia e jetes dhe vepres së Hakif Zejnullahut

Historia e jetes dhe vepres së Hakif  Zejnullahut
Share on FacebookShare on Twitter

Hakifi lindi në fshatin Lladofc, të komunës së Besianës (ish-Podujevës), më 22 qershor 1962. Shkollën fillore e kreu Në fshat, ndërsa të mesmen në Besianë (Podujevë): Ai brumin dhe edukatën patriotike i mori nga rrethi dhe familja e tij. Ishte koha kur brezat më të vjetër tregonin heroizmat e tyre në luftërat me serbët. Fshati Lladofc ishte fare afër kufirit me Serbinë dhe konfliktet me bandat serbe, të cilat vinin nga Serbia për të plaçkitur dhe për të vrarë, ishin të vazhdueshme. Sidomos me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët kishin filluar një kryengritje kundër hordhive çetnike, për të mos mbetur Kosova nën thundrën e mëtejshme sllave.

Hakifi u rrit dhe u formua në periudhën kur Lëvizja për çlirimin e Kosovës konsolidohej çdo ditë e më shumë. Kur ndodhen demonstratat e ’68-tës dhe kur kjo periudhë u shfrytëzua nga patriotët që brezit të ri t’i shpjegohej qëllimi dhe rëndësia e tyre, Hakifi ishte fëmijë. Ky brez i ri ishte i edukuar në tabanin kombëtar. Pranvera e Bl-shit Hakifin e gjeti si një djalë të pjekur, i cili posa kishte mbushur nëntëmbëdhjetë vjet. Ai aktivisht inkuadrohet në propagandimin dhe pjesëmarrjen në to. Atëherë sa kishte kryer shkollën e mesme në Podujevë dhe kishte krijuar një rreth të shokëve me ide dhe mendime përparimtare. Me dëshmori n Zahir Pajaziti, dajë e nip, ishin të pandashëm qysh si të rinj dhe brumosja me ide kombëtare nuk ishte e rastësishme. Ata që të dy i lidhi veprimtaria kombëtare dhe punuan së bashku derisa ranë në një pritë nga forcat policore serbe kur edhe u vranë.

Meqë Hakifi ashtu si edhe Zahiri ishin njerëz të praktikës dhe të aksioneve, ata kishin krijuar një simpati për Ali Ajetin dhe shokët e tij, të cilët në vitin 1989 krijuan një grup të armatosur, që në popull u pagëzua si “Çeta e Llapit”. Ali Ajeti heroikisht u vra në shkëmbim zjarri me policinë serbe dhe shërbëtorët e tyre. Nga ky akt i Aliut, Hakifi hetoi se te pushteti dhe pushtetarët qe krijuar një frikë e madhe dhe njëkohësisht një simpati e jashtëzakonshme te masat e gjera popullore.

Kështu, ideja për t’u bashkuar dhe për të themeluar formacione të armatosura te Hakifi u bë edhe më e vendosur. Që në vitin 1992, ishin bërë përpjekje për të shkuar në Shqipëri për ushtrime ushtarake. Hakifi nuk kishte shkuar, por priste që së bashku me shokun e tij, Refik Jasharin, të shkonte atje.

Themelimi i UÇK-së edhe te Hakifi krijoi ndjenjën e gëzimit dhe ajo gjeti aksionistin dhe ushtarin e devotshëm të saj. Ai, në vitin 1995, posa u inkuadrua Zahiri me militantët e UÇK-së, së bashku me të hyri edhe Hakifi.

ADVERTISEMENT

Ky të gjithë pjesëtarët e njësiteve guerile të UÇK-së i ka ndihmuar në dërgimin e tyre afër vendit ku kryenin aksionin, si dhe në përpilimin e planeve dhe aksioneve kundër zyrtarëve të pushtuesve serbë dhe veglave të tij. Njëherësh, mund të thuhet lirisht, se Hakifi i ka furnizuar me armë shokët e ilegales. Në atë kohë ai punonte me një kamion dhe kryente punët e shumta të ilegales.

Meqë Zahiri ishte hetuar nga policia serbe dhe vazhdimisht kërkohej, Hakifi ishte njeriu i vetëm i cili e dinte se ku ishte dhe ku vendosej Zahiri. Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të aksioneve, së bashku me Zahirin dhe Edmondin, të cilët ktheheshin nga një mision i tyre, vriten në pusi nga policia, serbe në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë, më 31 janar 1997 Është varrosur të nesërmen, më 1 shkurt, në varrezat e fshatit në Lladofc.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në Pestovë, në vendin e rënies që të treve (Zahirit, Hakifit dhe Edmondit) u është ngritur një përmendore madhështore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Hakifi ishte i martuar, por nuk la fëmijë pas vetes. Shokë të tjerë të tij ishin, përveç Zahirit, edhe: Ilir Konushefci, Hamdi PoIlomi, Sejdi Rama, Refik Jashari, Rrustem Mustafa, Avni Ajeti, Selim Haziri etj.

Kazerma afër fshatit Lupç mban emrin e tij. Po në oborrin e saj atij i është ngritur edhe një bust.

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv