Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi
Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka thënë se për Kosovën tash është me rëndësi që të ecet drejt zbatimit të obligimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo do të jetë një hap i madh përpara. Formimin e Asociacionit ajo e ka lidhur me aspiratat e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.
Pas takimeve të fundit në Bruksel me 26 tetor, që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politik të jashtme dhe siguri Josep Borrell u tha se të dy liderët kishin pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme draftin e propozuar.






