https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Audio ekskluzive: “Ju dilni në protestë, por…”, Si u kërcënuan pjesëtarët e Njësisë Speciale me masa ndëshkuese

Audio ekskluzive: “Ju dilni në protestë, por…”, Si u kërcënuan pjesëtarët e Njësisë Speciale me masa ndëshkuese
Share on FacebookShare on Twitter

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT ka mbajtur një protestë të mërkurën (1 nëntor) para Qeverisë së Kosovës. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit të qeverisë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë. Por, kolegët e tyre që janë pjesë e Njësive tjera Speciale nuk po lejohen të dalin në protestë, përkatësisht po dyshohet se po kërcënohen.

Gazeta Insajderi ka arritur një audio-incizim ku sipas burimit dëgjohet njëri prej eprorëve të Njësisë Speciale duke i kërcënuar ata.

 

Takimi mes tyre siç mëson Insajderi është realizuar sot.

“..Mirëpo prapë se prapë unë po them një sen, ata që kanë vendos ose ata që mendojnë që interesat e tyne përfaqësohen më mirë përmes protestave, ata le të dalin në protesta unë nuk i ndali edhe për veprimet që i marrin japin përgjegjësi për vete, mirëpo ata kemi me i evidentu edhe kemi me pa se qysh ka me shku puna tutje me ta”, dëgjohet duke iu thënë i njëjti, pjesëtarëve të kësaj njësie.

Gazeta Insajder, me të pranuar audion ka kërkuar përgjigje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për të parë nëse është në dijeni për këto kërcënime, por i njëjti deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje.

Njësia Speciale Intervenuese (FIT) ka paralajmëruar protestën e radhës. Protesta pritet të mbahet nesër (7 nëntor) nga ora 12:00.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lajmërimi për protestën tashmë është dorëzuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

 

 

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkohë, Qeveria Kurti ka prezantuar shtesat për njësitë elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.

ADVERTISEMENT

120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative, K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.

 

 

“Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subject i rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë, të pagës bazë. 120 euro për Njësinë Speciale Operative, K9 dhe Njësia për Eskploziv dhe Demolim”, deklaronte, Kurti përcjell Insajderi.

“Pjesëtarët e patrullave kufitare nga 100 në muaj ndërsa pjesëtarë e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë ekipin më të madh të Polciisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj kurse policët që kujdesën për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do t;ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, tha kryeministri”.

“Shtesat për rrezikshmëri do të fillojnë së aplikuari nga paga e muajit nëntor kurse për muajit e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për pagat, shtesat e rrezikshmërisë do të ndahen në mënyrë retroaktive”, sqaroi Kurt në mbledhjen e qeverisë.

./Shkruan Insajderi

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv