https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kaqusha Jashari: Krenohem për tre gjëra – hyrja në parti, Pavarësia dhe Rruga e Kombit

Kaqusha Jashari: Krenohem për tre gjëra – hyrja në parti, Pavarësia dhe Rruga e Kombit

Kaqusha Jashari, në emisionin “Special One” në Klan Kosova FM, ka folur për angazhimet politike por edhe për disa detaje prej kur ka filluar të merret me te.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo rrëfen për bisedat që i ka pasur me Sllobodan Millosheviqin dhe tre momentet më të rëndësishme në jetën e saj.

“Për fat të keq u bë një konflikt mes meje dhe Millosheviqit, se ai ka qenë kryetar i partisë në Serbi, unë në Kosovë, dhe kur shkova në organet e Serbisë u ballafaqova me to, mandej në nivelin e Jugosllavisë edhe ma zi, se politika e tij ndaj Kosovës ka qenë e tmerrshme, ka qenë pushtimi i Kosovës, me e marr edhe autonominë e që nuk arriti. Unë ju tregoj se janë tre sene që kurrë s’i harroj: është një moment kur jam pranu në parti, e dyta konflikti me Millosheviqin, edhe e treta që pas luftës kom pas fat me hy në parlament si deputete edhe më ka ardh mirë që më ka ra rasti me e nënshkru Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës edhe e kom ndie veten që është rrumbullakësu angazhimi im. Më ka pyet dikush – ‘Çka po mendon ti, a je e gëzume që ke nënshkru?’. Jo që jam e gëzume, por me më thonë dikush tashti dil se mo nuk je deputete kisha pranu se nënshkrimin e qita”, tha Jashari.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndër të tjera, Kaqusha Jashari tregon edhe një moment tjetër me rëndësi në jetën e saj, ajo me Presidentin Ibrahim Rugova.

“Presidenti Ibrahim Rugova gjithmonë e ka përmend që na jemi të hapur kah Shqipëria dhe duhet me bo rrugën Prishtinë-Kukës-Durrës. Pas luftës, kur jam kthy në Drejtori, na tham duhet me bo studimin e parë, arsyeshmërinë edhe teknike edhe ekonomike se Rugova mendon se këtë rrugë duhet me bo. Shkuam disa vetë të kryetari Rugova, – tha ‘boni, por daljen në Durrës jo në Shkodër’, se ka qenë iniciativa e atëhershme që rruga Prishtinë – Kukës po shkon në Shkodër, tha ‘kjo është iniciativa e dikujt tjetër na duhet me dal në det’. Por, tha ‘keni një obligim ndaj meje, që çarçafin e parë ma bini këtu në tavolinë’. E prunem e kqyri, ka qenë shumë i kënaqun edhe na e kompletum projektin dhe tash ai projekt është kjo rrugë që është tash, vetëm është një devijim kah Malisheva, u duhke me vazhdu knej kah Prishtina edhe ky devijim është gabim, por këto strukturat tona e kanë deviju”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

Jashari tha se në jetë krenohet për tre gjëra: hyrjen në parti, nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe Rrugën e Kombit.

Poste të ngjashme

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike...

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17

  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Ministrja në...

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me njoftim për hetimin dhe verifikimin e pretendimeve për keqtrajtim nga zyrtarët policorë në...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren. Sipas policisë,...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

16/01/2026, 8:14

Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare, shkruan Reporteri.net. Rastin e...

Lajmi i fundit

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17
Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv