Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës, sikurse ai i kidnapimit të tre policëve të mërkurën.
Sipas Konjufcës, lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ.
Postimi i plotë i Konjufcës:
“E dënoj aktin e rëndë të rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe.
Ky akt i cënimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës nga Serbia është tregues i qartë se kush dëshiron të nxisë tensione në mes dy vendeve.
Në kohën kur Serbia do duhej të urdhëronte bandat kriminale në veri të Kosovës që të tërhiqeshin nga përpjekja për destabilizim të rendit në katër komunat veriore të Kosovës, ajo vazhdon më tutje duke i përfshirë formacionet zyrtare policore në cënimin e integritetit territorial të Kosovës.
Në kohën kur qeveria e Kosovës po del me propozime për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit të shkaktuar nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi, Serbia dëshmon nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje.
Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës. Lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ.
Me këtë akt, Serbia në mënyrë të hapur dhe tepër të rrezikshme e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve të pranuar në Ohër dhe Bruksel.
Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të...
Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës. Sipas mediumit lokal tv syri një përson...
Lista me 10 kandidatët më të votuar deri tash në LVV: Screenshot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për...