Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës.
Mëngjesin e 1 shkurtit, policia gjeti trupin e pajetë të një kosovari.
Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj.
Raportohet se Haxhijaj, ishte duke fjetur në një strehë afër stacionit të trenit atje.
Kishte një mik që e kalonte natën me të.
Ky i fundit vuri re trupin e tij të pajetë herët në mëngjes.
Sipas këtij mediumi lokal, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Burri nga Kosova kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por që nuk kishte marrë përgjigje.







