https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kroacia pranohet në zonën Schengen

Kroacia pranohet në zonën Schengen
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen.

Në takim është diskutuar edhe për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në këtë zonë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e kanë mbështetur propozimin, transmeton REL.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani.

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.

ADVERTISEMENT

Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zona Schengen – me 26 vende anëtare – nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen.

Poste të ngjashme

Ndihmohen 25 familje me lëndë djegëse dhe pako ushqimore në Podujevë

Ndihmohen 25 familje me lëndë djegëse dhe pako ushqimore në Podujevë

05/11/2026, 19:28

  Ndihmohen 25 familje me lëndë djegëse dhe pako ushqimore Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Organizatën “Sharjah Charity Internacional”...

Sekuestrohet 37 kg heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë mbi gjysmë milioni euro, Sveçla: U godit edhe një grup kriminal

Sekuestrohet 37 kg heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë mbi gjysmë milioni euro, Sveçla: U godit edhe një grup kriminal

04/11/2026, 8:17

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë...

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

03/11/2026, 8:22

  Një operacion i gjerë policor me përmasa ndërkombëtare ka nisur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku forca të shumta...

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

02/11/2026, 22:28

Tre persona të maskuar, një thikë dhe një grabitje në orët e para të mëngjesit. Kështu ka nisur dita në...

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

02/11/2026, 21:28

Qeveria e Kosovës ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e 4.27 miliardë eurove. Kryeministri Albin Kurti...

Lajmi i fundit

Ndihmohen 25 familje me lëndë djegëse dhe pako ushqimore në Podujevë

Ndihmohen 25 familje me lëndë djegëse dhe pako ushqimore në Podujevë

05/11/2026, 19:28
Sekuestrohet 37 kg heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë mbi gjysmë milioni euro, Sveçla: U godit edhe një grup kriminal

Sekuestrohet 37 kg heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë mbi gjysmë milioni euro, Sveçla: U godit edhe një grup kriminal

04/11/2026, 8:17
Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

03/11/2026, 8:22
Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

02/11/2026, 22:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv