https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ku mbeti pranvera e Kurtit kur do të duhej të përmbyllej marrëveshja Kosovë-Serbi?

Ku mbeti pranvera e Kurtit kur do të duhej të përmbyllej marrëveshja Kosovë-Serbi?

E gjeti një media të Podgoricës për të na kumtuar një mesazh tejet të rëndësishëm; se marrëveshja Kosovë-Serbi do të do të duhej të konkludohej “deri në pranverën e ardhshme”, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në “Gradski TV” më 25 nëntor të vitit të shkuar u shpreh se “deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Ishte hera e parë që kishte dhënë këso kalendare të qarta, por edhe i vetmi; dhe e tëra kjo në dritën e planit të paraqitur franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje, ai pati edhe një përplasje me Josep Borrell pas takimit të dështuar trilateral në Bruksel, duke deklaruar se ai kishte hequr dorë nga ky i afat i pranverës 2023, duke e reduktuar takimin në çështje targash.

Josep Borrell, kishte mohuar se ekziston një afatizim i tillë, derisa kishte bërë thirrje të mos nxitohet me “afate artificiale” por të punohet në shtensionimin e situatës mes palëve.

ADVERTISEMENT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti “shpikje të Kurtit” këtë, siç tha ai, “afatizim”. Për Krasniqin kjo u bë “për të krijuar narracion që është i pranueshëm për militantët të tij”.

“Afatizim nuk ka nga partnerët ndërkombëtarë. Afatizimi padeklaruar nënkuptohet fundi i 2023, fillimi i 2024 sepse është një periudhë ku nuk ka zgjedhje në ShBA, BE, Gjermani dhe Francë, por as në Kosovë dhe Serbi së paku të planifikuara”, është shprehur Krasniqi.

Edhe ndërmjetësi evropian për dialog, tha diçka të ngjashme.

“Tash për tash, kemi një konfigurim të favorshëm: kemi vëmendjen e udhëheqësisë së lartë në ShBA dhe BE, dhe kemi bashkëpunimin shembullor BE-ShBA – prandaj, kjo është një dritare e vërtetë mundësie, diku deri në fund të dhjetorit 2023 ose herët më 2024”, tha ai për “Politico”, përcjell Reporteri.net.

Lajçak u shpreh se nëse s’ka marrëveshje deri atëherë, “do të duhet t’ia nisim qysh nga fillimi”. “Nëse kthehemi prej krize në krizë, atëherë mund të harrojmë krejt afatet kohore”.

Zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, gjithashtu ka refuzuar të flas për afate kohore, ndonëse njëherë e kishte bërë pikërisht të njëjtën. Është çështje javësh kur palët do të pajtohen për një rrugë para, kishte thënë ai në Kanal 10, ndërsa në intervistën e fundit në Radion Evropa e Lirë, tha se “nuk do të flas me afate kohore dhe nuk mund ta parashikojmë, por urgjentisht”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kuti ishte shprehur se gjatë një vizite në Paris, Josep Borrell, e kishte paraparë marsin e vitit 2023 si koha kur do të duhet të përmbyllej një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të planit evropian, të njohur edhe si plani franko-gjerman, shkruan Reporteri.net.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Plani franko-gjerman i cili fillimisht u publikua në media e mëpastaj u konfirmua edhe nga ndërmjetësit, ndonëse pa ia publikuar përmbajtjen, parashihte rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Kartës së OKB-së, derisa bazohej në modelin e “dy Gjermanive”.

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kishte shpalosur disa parime të këtij plani të cilin e kishte parë, thoshte se madje ka edhe njohjen e ndërsjellë, teksa e quante edhe plan amerikan.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, megjithatë e pati mohuar duke thënë se ndonëse nuk përmban notën formale të njohjes, ose de jure, Serbia de facto do të pranonte shtetin e Kosovës duke ia nënshkruar njohjen e sovranitetit./Reporteri.net/

Poste të ngjashme

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...

Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve...

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50

Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë...

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

17/11/2025, 22:00

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Glloboderi nga Podujeva, ka rrëfyer historinë e takimit me Hami Zejnullahun, bashkëluftëtarin e ri që më...

Lajmi i fundit

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31
Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46
E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50
Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv