https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Në Podujevë kërkohet që bizneset të punojnë të dielave me rotacion

Share on FacebookShare on Twitter
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kuvendi Komunal i Podujevës e ka kthyer ditën e diel në ditë pune për të gjitha bizneset që dëshirojnë të punojnë edhe këtë ditë. Por, në Shoqatën e Afaristëve të Podujevës thonë se shumica e bizneseve dëshirojnë të pushojnë të dielave dhe se për punëtorët është e papërballueshme të punojnë shtatë ditë në javë. Ata kanë propozuar që për të gjitha bizneset të merret shembulli i barnatoreve, që punojnë me rotacion.
Të pakënaqur janë shprehur afaristët e Podujevës pas ndryshimit të sërishëm të Rregullores për orarin e punës, që tash lejon të punohet edhe ditën e diel.

Rregullorja e mëhershme ua ndalonte punën të gjitha bizneseve, përjashtuar kafenetë dhe restorantet, derisa tash është lënë në vullnetin e secilit biznes nëse dëshiron të punojë të dielën, apo jo.

ADVERTISEMENT

Përfaqësues të Shoqatës së Afaristëve të Podujevës kanë thënë se shumcia e bizneseve dëshirojnë të pushojnë të dielave, dhe se edhe për punëtorët është e papërballueshme të punojnë shtatë ditë në javë.

“Ne si Shoqatë e Biznesit në Podujevë mendojmë që punëtori duhet ta ketë së paku një ditë në javë pushim, sepse pakënaqësitë e tyre edhe me gjithë krizën ekonomike që po mbretëron, po marrin synimin drejt Evropës dhe po na ikin edhe këta punëtorë që i kemi. Prandaj, duhet të jemi shumë më të kujdesshëm t’i respektojmë edhe të drejtat e punëtorëve”, ka thënë Bashkim Osmani, kryetar i Shoqatës së Afaristëve të Podujevës.

Ai ka dhënë edhe një propozim lidhur me punën të dielave.

“Mendojmë që duhet të rregullohet për çështje të caktuara për sektore të caktuara, sikur bie fjala për barnatoret të bëhet një orar me rotacion. Ajo duhet të rregullohet sipas organeve gjegjëse komunale edhe shpresoj që tash së shpejti e kemi një takim me kryetarin Bulliqi, besoj që këtë çështje do ta rregullojmë. Është e pamundshme me i kënaqë të gjithë”, ka thënë ai.

Në Komunën e Podujevës thonë se ende janë të pritje të vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal rreth këtij dokumenti.

“Pasi që kjo rregullore të hyjë në fuqi, ka mundësi edhe në të ardhmen që të ketë plotësim-ndryshime, të cilat sigurisht që janë në dakordim me qytetarët dhe bizneset të cilat operojnë në Komunën e Podujevës. Dhe ne gjithmonë i presim sugjerimet apo rekomandimet e tyre, gjithmonë duke i marrë për bazë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të komunës sonë”, është shprehur zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.

Më 2020, pushteti i atëhershëm komunal e kishte miratuar rregulloren që e ndalonte punën të dielave për biznese, me përjashtim të kafeneve dhe restoranteve. Ndërsa, në festa dhe gjatë verës disa herë, nëpërmjet vendimeve të kryetarit, ishte pezulluar ky nen, për t’u hequr përfundimisht tash me rregulloren e re.

https://www.koha.net/kosove/348223/ne-podujeve-kerkohet-qe-bizneset-te-punojne-te-dielave-me-rotacion/?fbclid=IwAR0SnhyP2sE_RN1rtIRN29R25c6k_i0QydSlVLPn4rYuxu7jh8KThTB92-0

Poste të ngjashme

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje

10/10/2026, 8:23

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi dje në Gjilan. Policia tha se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan: Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe…

09/10/2026, 17:30

Tragjedia në Gjilan ka tronditur vendin. Klan Kosova ka marrë një version të ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët,...

Vrasje e dyfishtë në Gjilan

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vra*u bashkëshorten dhe vëllaun e saj(Foto)

09/10/2026, 16:04

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kjo është gruaja që u vra në Livoq

09/10/2026, 15:55

Nafije Bogujevci dyshohet të jetë gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri të premten në Livoq...

Vrasje e dyfishtë në Gjilan

Vrasje e dyfishtë në Gjilan

09/10/2026, 15:05

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku si pasojë...

Lajmi i fundit

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje

10/10/2026, 8:23
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan: Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe…

09/10/2026, 17:30
Vrasje e dyfishtë në Gjilan

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vra*u bashkëshorten dhe vëllaun e saj(Foto)

09/10/2026, 16:04
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kjo është gruaja që u vra në Livoq

09/10/2026, 15:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv