https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lista Serbe sërish planifikon t’i bojkotojë zgjedhjet

Lista Serbe sërish planifikon t’i bojkotojë zgjedhjet
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Komunitete dhe Kthim pret që Lista Serbe të vazhdojë politikën destruktive ndaj proceseve demokratike në Kosovë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë se ekzistojnë informacione jo zyrtare që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbi – përveç bojkotimit të zgjedhjeve lokale vitin e kaluar është duke punuar edhe për bojkotimin e zgjedhjeve nacionale vitin e ardhshëm.

“Unë pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, të shpallin ndonjë formë të mospjesëmarrjes në procesin zgjedhor… A do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, kjo është diçka që do ta shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiç në një përgjigje për “Dukagjini” të dielen, por duke mos dhënë detaje shtesë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në kuadër të masave që së fundi ka prezantuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndër të tjera, është edhe kërkesa për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – të cilat aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pas bojkotit të zgjedhjeve nga Lista Serbe.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ministri Rashiç ka thënë se kërkesa presidentit serb për zgjedhje të menjëhershme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe është e pamundur në aspektin ligjor. Pandaj, sipas tij, kur të vijë koha e zgjedhjeve parlamentare, pikërisht kjo kërkesë do të bëhet “pretekst” për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në raundin e ri zgjedhor.

ADVERTISEMENT

Në Kuvendin e Kosovës, aktualisht, janë nëntë deputetë nga radhët e Listës Serbe, të cilët i kanë marrë mandatet e tyre në nëntor 2022 pas dorëheqjes së paraardhësve të tyre. Ndryshe, duke qenë se situata politike në veri mbetet akoma e tensionuar, gjithashtu edhe pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje vazhdon të mbetet e paqartë./Albanian Post

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv