https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

Mbi 13 mijë Euro shpenzime në avance, udhëtime dhe telefon.

ADVERTISEMENT

Rreth 13 mijë e 100 Euro i shpenzuan kabineti i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe dy zv.ministrat Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha. Këto shpenzime i bën në udhëtime, avanve dhe telefon. Gjithashtu shpenzuan 7336 litra derivate.

Nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2023 u shpenzuan mbi 13 mijë e 100 Euro për nevojat e zyrtarëve politik të kabinetit të ministrit Arben Vitia dhe dy zëvendësministrave, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportet e siguruara nga Gazeta përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, vetëm për avance janë shpenzuar 4028 Euro. Avancet janë shpenzuar në udhëtimet e ministrit, zv.ministrit Berisha dhe zyrtarëve të kabinetit gjatë vizitave në Shqipëri, Gjermani dhe Çeki.

Kabineti i ministrit Vitia dhe zv.ministrave shpenzuan mbi 4500 Euro për telefon nga janari deri në dhjetor të vitit 2023.

Ndërkaq mbi 4600 Euro i shpenzuan për shërbime të transportit ajror. Ministri Vitia ka udhëtuar dy herë, në Çeki dhe Turqi, ndërsa zv.ministri Berisha një herë në Gjermani.

MSh i ka dhënë qasje Gazetës Shneta edhe në shpenzimet e derivateve por të llogaritura vetëm në litra. Vitia, Berisha dhe Gexha-Bunjaku kanë shpenzuar 7336 litra derivate nga janari deri në dhjetor. /Gazeta Shneta/

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit