https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani: Putin përpiqet të destabilizojë Kosovën, mercenarët kanë ardhur ilegalisht

Presidentja ​Osmani sot ndan medalje presidenciale të meritave
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën me anë të Serbisë. Nga Gjermania, kryetarja e shtetit dha një intervistë për ‘SkyNeës’, e ku foli për përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe implikimet për Evropën më gjerësisht.

Sipas saj, Rusia dhe përfaqësuesit e saj duhet të përballen me një përgjigje të unifikuar për të penguar provokimet e mëtejshme. Ajo theksoi se përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, Rusia po synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan.

“Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe uniforma jeshile pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak. Por, në fakt, ata përgatitin shumë sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të Kosovës”, tha Osmani.

Osmani akuzoi presidentin e Rusisë Vladimir Putin, se konfliktin po kërkon ta  zhvendosë në Kosovë dhe vendet e tjera si: Moldavia dhe Gjeorgjia. Ajo theksoi se Rusia po përpiqet të shkaktojë trazira politike në vende si Moldavia dhe Kosova si një mënyrë për të larguar Evropën nga lufta në Ukrainë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Osmani, e cila po fliste ndërsa demonstruesit pro-rusë dolën në rrugë në Moldavi, tha se përpjekjet për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor do të ndikonin në të gjithë Evropën. Ajo u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të mos i injoronin paralajmërimet e saj të tmerrshme, në mënyrën se si ajo tha se Perëndimi kishte hedhur poshtë frikën nga Polonia dhe shtetet baltike se Rusia po planifikonte të pushtonte Ukrainën.

Udhëheqësit perëndimorë janë mbledhur në Mynih për të diskutuar çështjet e sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe Perëndimi me mbështetjen për Ukrainën në krye të agjendës.

Poste të ngjashme

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

22/11/2026, 20:34

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, saktësisht te zona e njohur si “Apollonia”, ku janë...

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

FESTAT E FUNDVITIT: Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë

22/11/2026, 9:19

Festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, po afrohen dhe bashkë me të edhe disa ditë pushimi. Nxënësit do...

Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë “Meraklitë e kerreve”

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

22/11/2026, 9:06

Një grua në Podujevë ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, të cilën e kishte parkuar në...

Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

21/11/2026, 17:19

Sot, me një akademi përkujtimore, Prishtina nderoi veprën e Xhavit Ahmetit, i cili mbetet në themelet e përpjekjes për liri,...

Vjollca Haxhiu nuk ndalet me muzikë as brenda BBVK-së, vjen me duetin “Te shoku” me Shkelzen Jetishin

Vjollca Haxhiu nuk ndalet me muzikë as brenda BBVK-së, vjen me duetin “Te shoku” me Shkelzen Jetishin

21/11/2026, 16:57

Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu, e cila aktualisht është pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP...

Lajmi i fundit

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

22/11/2026, 20:34
AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

FESTAT E FUNDVITIT: Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë

22/11/2026, 9:19
Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë “Meraklitë e kerreve”

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

22/11/2026, 9:06
Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

21/11/2026, 17:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv