Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka vizituar ushtarët italianë të plagosur në përleshjen e 29 majit në hyrje të objektit të Komunës së Zveçan me protestuesit e dhunshëm serbë.
Ristuccia është pritur në Kampin Villagio Italia në Pejë nga koloenli Mario Bozzi, ku edhe kanë qëndruar në infermierinë e këtij kampi.
Ristuccia u ka thënë ushtarëve italianë që të jenë krenar që kanë vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta “dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, raporton Express.
Ai iu ka uruar atyre shërim të shpejt dhe ka thënë se është krenar që është komandant i tyre.
Ushtarët italianë siç ka bërë të ditur ministri italian i Mbrotjes, Guido Crosetto, do të kthehen në Itali në ditët në vijim për t’u rikuperuar dhe për të kaluar kohë me më të dashurit e tyre.
Dje komandanti i KFOR-it, së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kanë vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë në Kosovë. Pjesa më e madhe e ushtarëve hungarezë të plagosur tashmë janë dërguar në shtëpi dhe janë transferuar në spitale.
“KFOR-i është një mision i udhëhequr nga NATO dhe operon nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundon njoftimi.
Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të...
Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës. Sipas mediumit lokal tv syri një përson...
Lista me 10 kandidatët më të votuar deri tash në LVV: Screenshot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për...