https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë kanë vazhduar masën e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit.

Vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III më 15 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendim thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të vazhdohet masa e paraburgimit për Rexhep Selimin pasi që nga shqyrtimi i fundit nuk kanë ndryshuar rrethanat që do të ndikonin në faktorët që mbështesin arsyeshmërinë e paraburgimit.

“ZPS  kërkon që paraburgimi i z. Selimi të vazhdojë pasi që nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit të z. Selimi, nuk ka pasur asnjë ndryshim material të rrethanave që do të ndikonin në faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.Konkretisht, ZPS  parashtron se transferimi i lëndës në Panel, ecuria e vazhdueshme e gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që i japin z. Selimit qasje të mëtejshme në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tij, shtojnë domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit të tij”, thuhet në vendim.

ZPS pretendon se ekziston rreziku i arratisjes. Konkretisht, ZPS-ja në parashtrimet e veta ka pohuar se Selimi është vënë në dijeni për akuzat kundër tij dhe për mundësinë e një dënimi të rëndë në rast që shpallet fajtor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas vendimit, ZPS në parashtrimet e veta ka thënë se paraburgimi është i nevojshëm për Selimin për shkak se ekziston edhe rreziku i pengimit të ecurisë procedurale.

“ZPS pohon se z. Selimi vazhdon të paraqesë rrezik për pengimin e procedurës. Ajo pohon se faktorët e rrezikut të vërejtur nga gjyqtari i procedurës paraprake, siç është konfirmuar nga Kolegji, mbeten dhe se nuk janë krijuar rrethana të reja që do të justifikonin gjetjet e ndryshme, përkatësisht: (i) pozitat me ndikim të kaluar dhe të tashme të z. Selimi në Kosovë, duke përfshirë si Ministër i Punëve të Brendshme dhe i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, do t’i mundësonte atij të ndikojë dhe të mobilizojë rrjetin e tij mbështetës; (ii) klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”); dhe (iii) avancimi i procedurës përmes së cilës z. Selimi vazhdon të ketë njohuri mbi provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij. ZPS shton se një klimë e përgjithshme e ndërhyrjes së dëshmitarëve vazhdon në Kosovë lidhur me këtë rast, për të cilin Paneli i Gjykatës së Apelit është pajtuar se është një konsideratë relevante”, thuhet tutje në vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit.

Veç tjerash, në vendim thuhet se ZPS në parashtrimet e veta e ka arsyetuar kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit pasi sipas tyre ekziston rreziku se Selimi mund të kryej krime të mëtejshme.

“ZPS parashtron se z. Selimi vazhdon të paraqesë rrezik për kryerjen e krimeve të mëtejshme. Në mënyrë të veçantë, ZPS-ja pohon se faktorët e vlerësuar nëse ekziston rreziku i pengimit të procedurave sipas nenit 41(6)(b)(ii) janë gjithashtu relevant kur shqyrtohet se a ekziston rreziku i krimeve të mëtejshme nëse z. Selimi të lirohet”, thuhet tutje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa në parashtrimet e veta, mbrojtja e Selimit ka thënë se dështimi i përsëritur për të siguruar paraqitjen e njëpasnjëshme dhe me kohë të dëshmitarëve ka shkaktuar vonesa në proces gjë e cila pengon të drejtën e të akuzuarit për tu gjykuar pa vonesa.

“Mbrojtja e Selimit përgjigjet se qasja e ZPS-së për caktimin e dëshmitarëve në këtë rast vë në pikëpyetje nëse ajo ka ushtruar “zellin e veçantë” të kërkuar për të vërtetuar arsyeshmërinë e paraburgimit të z. Selimi. Në mënyrë të veçantë, Mbrojtja e Selimit argumenton se dështimi i përsëritur për të të sigurojë që paraqitja e njëpasnjëshme dhe me kohë e dëshmitarëve ka shkaktuar vonesa, të cilat pengojnë shpejtësinë e procedurës dhe, në këtë mënyrë, edhe të drejtën e z. Selimi për t’u gjykuar pa vonesa të panevojshme. Prandaj, Mbrojtja kërkon që Paneli të marrë të gjitha masat në dispozicion për të siguruar që e drejta e z. Selimit për t’u gjykuar pa vonesa të panevojshme respektohet”, thuhet në vendim.

ADVERTISEMENT

Në përgjigje të kësaj, ZPS-ja në parashtrimet e vetë kishte thënë se argumenti se vonesat për caktimin të dëshmitarëve do të zgjasnin paraburgimin është tërësisht spekulative.

Tutje në këtë vendim, Paneli urdhëroi ZPS-në që për shqyrtimin tjetër të paraburgimit t’i dorëzojë parashtrimet e veta deri me 22 dhjetor ndërsa, përgjigjet e mbrojtjes jo më vonë se 4 janari 2024.  Pas përgjigjes së mbrojtjes, nëse ZPS-ja ka përgjigje mund ta dorëzoj deri me 9 janar 2024.

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv