Në raportin e publikuar të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), për vitin 2022 ku Kosova renditet në pozitën numër 84 për vendet më pak të korruptuara në Ballkan.
Për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku përmes një postimi, ka thënë se do të vazhdojnë të qeverisin “mirë e ndershëm”.
“Do të vazhdojmë të realizojmë pritjet e qytetarëve e të kryejmë detyrat tona. Bashkë do të avancojmë demokracinë, rrisim mirëqenien, përmirësojmë imazhin dhe fuqizojmë Republikën tonë”, ka thënë Sveçla.
“Ne do të vazhdojmë të qeverisim mirë e ndershëm. Do të vazhdojmë të realizojmë pritjet e qytetarëve e të kryejmë detyrat tona. Bashkë do të avancojmë demokracinë, rrisim mirëqenien, përmirësojmë imazhin dhe fuqizojmë Republikën tonë”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.