Administrata Shtetërore në bllokadë!
Vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik.
Çka duhet të dihet:
Kohëzgjatjen e funksionit e kufizon ligji, rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me akt nënligjor, siç është vendimi për zgjatje mandati, përtej atij që është shprehimisht i përcaktuar në ligj.
Andaj, të gjitha vendimet që nënshkruhen nga Ushtruesit e Detyrës të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të mos prodhojnë asnjë efekt juridik ndaj palëve.
Unë nuk kam asgjë kundër emrave të përveçëm që i bartin këto funksione, por kjo praktikë e shkatërron shërbimin civil duke partizuar e politizuar administratën shtetërore, duke e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e akteve që nënshkruhen nga këta ushtrues detyre.
Qe çka thot Ligji:
Neni 35
Ushtruesja/i e/i detyrës
1. Ne rast se nje pozite e nivelit dreitues brenda struktures organizative te institucionit mbetet e lire, nepunesja/i i nivelit te larte drejtues.
2. Ne pajtim me paragrafin 1. te ketij neni, ushtruesja/i i detyres mund te caktohet zyrtarja/ime i larte i kategorise pasuese, ne vartesi te pozites qê caktohet, nga cilado njesi organizative brenda institucionit.
3. Zyrtarja/i publik nuk mund te caktohet si ushtruese/i detyre me gjate se gjashte (6) muaj. Kur pozita nuk mund te plotsohet brenda afatit gjashte (6) mujor, ky afat mund te zgjasë me se shumti edhe per gjashte (6) muaj te tjere.
4. Pozita e lire nuk mund te zevendesohet me ushtrues detyre per me gate se afati i percaktuar ne paragrafin 3. te ketij neni.
5. Cdo vendim i marre nga ushtruesja/i i detyres, pas kalimit te afatit te percaktuar ne paragrafin 3. te ketij neni, është i paligjshëm.
Urgjentisht, duhet interpretim nga ministria e linjës, pra MPB, përndryshe, shteti bie në bllokadë.






