Shefi i Grupit Paralamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se për gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka shënuar arritje në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tahiri në një postim të bërë në Facebook thekson se Kosova nuk ka pasur “asnjë njohje të re në 2022, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol etj”.
“Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje, ai thotë se në Konferencën e Ambasadorëve e cila u mbajt gjatë ditës së djehsme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani siç thotë ai iu jepte leksion ambasadorëve të Kosovës se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën.
Tutje ai shkruan se ajo nuk ju dha atyre një shembull, pasi Tahiri thotë se ajo të vetmën armë që përdorë është mllefi.
Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike./Reporteri.net/