https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tre policë në Ferizaj goditen nga një veturë në lëvizje, të dyshuarit duke ikur aksidentohen dhe arrijnë të largohen

Tre policë në Ferizaj goditen nga një veturë në lëvizje, të dyshuarit duke ikur aksidentohen dhe arrijnë të largohen
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime teksa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj në rrugën “Gursel & Bajram Sylejmani”, gjatë orëve të pasdites.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, tre të dyshuarit kanë goditur zyrtarët policorë me një veturë në lëvizje pasi këtë të fundit u kishin dhënë urdhër që të ndalen.

Ndërkohë që të dyshuarit nuk kanë respektuar urdhërin e dhënë nga Policia e Kosovës, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ata kanë shkaktuar aksident e më pas kanë braktisur veturën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përgjatë kontrollit të veturës së braktisur, policia raporton se janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gram marihuanë dhe 0.2 gram kokainë.

ADVERTISEMENT

“Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe vazhdon të jetë nën hetime. /Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, është detyruar që të regojë për një fotografi të montuar të tijën me ish-deputeten Duda...

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar...

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Andin Hoti, me rastin e përvjetorit të 27-të të...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe...

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

16/05/2026, 16:06

Kreu i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Fushë...

Lajmi i fundit

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02
Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv