Ushtarët Amerikanë marrin pjesë në xhumanë në fshatin Lladoc të Podujevës
Në një ngjarje të veçantë sot, ushtarë të forcave amerikane morën pjesë në faljen e xhumasë në xhaminë e fshatit Lladoc të Podujevës. Lajmi u bë i ditur nga imami i kësaj xhamie, Sadat Topanica, përmes një postimi në Facebook.
“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ushtarë amerikanë. Faleminderit për vizitën dhe dhuratën tuaj në këtë ditë festive të xhumasë,” shkroi imami Topanica, duke falënderuar ushtarët për praninë e tyre dhe përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.
Imami gjithashtu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe miqësie, duke përmendur se ushtarët amerikanë luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.
Postimi përfundoi me një mesazh mirënjohjeje: “God bless the United States of America.”






