Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Sllatinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti.
Sipas saj, vetura e aksidentuar dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.
Ndërsa ka njoftuar se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante policore për trajtim të mëtejmë të rastit.
Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.






