Vila e deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci, u dogj mbrëmë.
Vila që gjendet në afërsi të bjeshkëve të Bajgorës u përfshi nga zjarri, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se pranë saj janë gjetur dy shishe të plastikës, me të cilat dyshohet të jetë vënë zjarri.
Rasti mbrëmë u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një vilë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti për IndeksOnline.
IndeksOnline ju sjell pamje:
