Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë.
Sipas informacioneve fillestare, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, pritet të japë detaje lidhur me incidentin.
Rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.







