Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku si pasojë e të shënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur e vrarë një grua dhe një person tjetër.
Sipas informacioneve të para nga terreni, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë derisa ndodhej brenda një veture.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës mjekësore për të menaxhuar situatën dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Deri më tani, nuk kanë të dhëna zyrtare dhënë lidhur me rrethanat e plotë të incidentit.







